Tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter goditi Kroacinë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Kroacinë mëngjesin e sotëm në orën 10:47. Epiqendra e tërmetit ishte në Kërk, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), transmeton Portalb.mk.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash dhe është ndjerë në të gjithë qarkun Kvarner dhe Primorsko-Gorski, por edhe në Zagreb, Shibenik, Istra dhe Zagora dalmat.

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, ka shprehur shpresën se nga tërmeti nuk ka pasur viktima apo dëme materiale, raporton “Dnevnik.hr”.

Në Dhjetor 2020, një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.4 shkatërroi qytetin kroat të Petrinjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button