Sektori publik në RMV siguroi asistentin digjital “ADA”, do t’iu ndihmojë investitorëve dhe qytetarëve

Në seancën e djeshme të qeverisë përmes demo-simulimit është bërë prezantimi i asistentit të parë digjital në sektorin publik në vendin tonë, “ADA” i dizajnuar për nevojat e programeve të ndihmës shtetërore, bën të ditur shërbimi për shtyp i Qeverisë. Nëpërmjet asistentit digjital, qytetarët dhe investitorët e huaj të interesuar do të mund të marrin të gjithë informacionin përkatës dhe të familjarizohen me programet e disponueshme dhe thirrjet e hapura, si dhe garantohet transparencë e madhe, marrja efikase dhe efektive e të dhënave të biznesit në kohë reale, transmeton Portalb.mk.

Me futjen e asistentit digjital të AI, deri në 80 për qind e të gjitha ndërveprimeve me përdoruesit do të automatizohen, gjë që do të kontribuojë në një kursim të madh të burimeve, komunikim proaktiv me qytetarët, uljen e mbingarkesës në institucione, si dhe procese më efikase dhe efektive, shërbimet dhe rritja e produktivitetit të punonjësve.

“ADA” do të jetë në dispozicion të qytetarëve dhe investitorëve të huaj të interesuar 24/7 dhe do të mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të shpeshta në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky mjet digjital do të ketë për detyrë të lehtësojë komunikimin dhe aksesin në informacion për kompanitë dhe investitorët vendas dhe të huaj. Asistenti digjital është i aftë për mësim të shpejtë, do të mundësojë komunikim me përdoruesit përmes mesazheve, do të përshtasë gjuhën dhe tonin e tij në bazë të kontekstit dhe do të kuptojë dhe përgjigjet në gjuhët maqedonase, shqipe dhe angleze.

Në mënyrë shtesë, përmes asistentit, përdoruesit do të mund të kontrollojnë përshtatshmërinë e ndërmarrjes së tyre për disa nga thirrjet e hapura, ndërsa ndërmarrjet që janë të interesuara për një nga programet, do të mund të informohen nga asistenti dhe të aplikojnë për të njëjtën përmes lënies së të dhënave të nevojshme.

Për të tërhequr një numër më të madh të investimeve të huaja në vend, asistenti do të trajnohet për të paraqitur vendin tonë si një destinacion të favorshëm investimi, duke ofruar një qasje të personalizuar gjatë komunikimit me investitorët e huaj potencialë.

“ADA” mund të drejtojë investitorët e mundshëm të huaj dhe vendas hap pas hapi përmes procesit të zgjedhjes së masave të mbështetjes financiare që i përshtaten më mirë nevojave të tyre të biznesit dhe pritet të revolucionarizojnë punën e zyrës.

Siç informohet nga qeveria, frymëzimi për dizajnimin e këtij mjeti është Ada Lovelace, e cila konsiderohet si programuesja e parë femër në botë.

Në periudhën në vijim edhe institucione të tjera qeveritare do të hyjnë në procesin e përshtatjes dhe mësimit të “ADA”, me synimin për të zgjeruar kapacitetet e saj në mënyrë që ajo të ofrojë më shumë shërbime për qytetarët.

Në të ardhmen, asistenti digjital “ADA” do të jetë pika kryesore e kontaktit për shërbimet e qytetarëve, e cila do të digjitalizohet plotësisht. Do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit, efektivitetit, por më e rëndësishmja në transparencën e shërbimeve publike.

Për këtë projekt shteti siguroi 9 milionë denarë përmes Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Aplikanti “Cadwell Unlimited” u përzgjodh në një thirrje publike në një konkurs prej tre projektesh, si ideja më inovative për një asistent digjital të AI.

Kompania dje kreu simulim se si do të funksionojë në praktikë “ADA”, e cila bazohet në inteligjencën artificiale. Me qëllim të mbledhjes së informatave, “ADA” ka komunikuar me disa nga institucionet që paraqiten si ofrues të ndihmës shtetërore, përkatësisht: Kabineti i zëvendës Presidentit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjëse për çështje ekonomike, koordinimin e departamenteve ekonomike dhe investimeve, Agjencia për investime të huaja dhe nxitje të eksporteve, Drejtoria për zonat zhvillimore industriale teknologjike dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button