UEFA në gjyq

Tifozët e Liverpool do të ndërmarrin veprime ligjore kundër UEFA-s, pasi kërkojnë kompensim për trajtimin e tyre të tmerrshëm përpara nisjes së finales së Ligës së Kampioneve në Paris. Mbi 2600 persona kanë kontaktuar tre firma ligjore në Britani, të cilat do të ndjekin çështjen në gjykatë, raporton Klan.

Institucioni i futbollit evropian ka shpallur një skemë rimbursimi për tifozët, ndërsa fansat e skuadrës angleze prentendojnë se kanë pësuar trauma nga kjo eksperiencë, ndërsa policia franceze përdori gaz lotsjellës dhe peper spraj mbi ta.

Një hetim prej 220 faqesh i bërë nga UEFA në lidhje me ngjarjet kaotike dhe shqetësuese në hyrje të “Stade de France” zbuloi se institucioni ishte përgjegjësi kryesor, bashkë me federatën dhe policinë franceze, ndërsa tifozët e Liverpool u shfajësuan.

Në reagimin fillestar, fansat anglezë u akuzuan si fajtorë për kaosin, pasi kishin tentuar që të hynin pa bileta. Përfundimi i raportit ka sjellë edhe reagimin e klubit të Liverpool që vlerësoi sjelljen e përmbajtur të tifozëve të vet, të cilët u sollën me maturi përpara ashpërsisë së policisë franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button