Në Maqedoninë e Veriut për një vit janë regjistruar afër një milion turistë

Brenda një viti në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 969 277 turistë, prej të cilëve 537 436 janë turistë të huaj, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – dhjetor 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 38.0 %, dhe atë: te numri i turistëve vendor është rritur me 5.7 %, ndërsa te turistët e huaj është rritur me 82.8 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që në dhjetorin e fundit janë regjistruar 48 913 turistë të huaj, që nënkupton 24 përqind më shumë se në dhjetorin paraprak. Gjatë këtij muaji më së shumti turistë u regjistruan nga Turqia (4542), Serbia (3422), Greqia (3296), Bullgaria (3 097), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button