Ministri Sali u bëri thirrje punonjësve shëndetësor të marrin pjesë në aktivitete humanitare në Turqi

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali ka bërë thirrje punonjësve shëndetësore për të marrë pjesë në aktivitete humanitare në Turqi, pas tërmetit shkatërrues, njofton Portalb.mk.

“Kolegë punonjës shëndetësor, ju bëj thirrje të gjithë ju që jeni gati të merrni pjesë në aktivitetet e vazhdueshme humanitare në Republikën Turkiye pas tërmetit shkatërrues. Njohuritë dhe përvoja juaj në fushën e mjekësisë janë të paçmueshme dhe çdo ndihmë në raste të tilla është e mirëpritur. Në qoftë se ju jeni të interesuar për të marrë pjesë, plotësoni formularin në linkun e mëposhtëm dhe ne do të sigurojmë logjistikë plotësuese. Ju bëj thirrje që të bashkohemi dhe të tregojmë solidaritetin dhe njohuritë tona për t’i ndihmuar ata që kanë vërtetë nevojë”, shkruan Sali.

Të interesuarit, formularin mund ta gjejnë: KËTU.

Kujtojmë se dje në mëngjesin e 6 shkurt rreth orës 04:17, sipas llogaritjes lokale, një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka goditur Turqinë juglindore pranë kufirit me Sirinë. Pas dridhjes së parë ka pasur edhe një dridhje tjetër me intensitet 7.4 shkallë, ndërkaq kanë vijuar dhe dridhje tjera me intesintet më të ulët. Tërmeti shkatërrues la mijëra të vdekur dhe të plagosur, ndërkaq bota po solidarizohet duke dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare. Maqedonia e Veriut gjithashtu është pjesë e karvanit humanitar. Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në 100 vitet e fundit dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.

Për informatat e fundit në lidhje me situatën në zonat kritike mund të lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button