Telegram e bën më të thjeshtë komunikimin në gjuhë të huaj

Me përditësimin e parë të 2023, Telegram do ta bëjë më të lehtë komunikimin me njerëzit të cilët flasin gjuhë të ndryshme. Herën tjetër që dikush ju dërgon mesazh në një gjuhë tjetër përveç gjuhës së zakonshme, do të shikoni një përkthim në krye të ndërfaqes, raporton PCW.

Mjafton të klikoni për të përkthyer mesazhin në kohë reale. Nëse jeni abonent Premium, gjithashtu do të keni akses në këtë funksionalitet kur përfshiheni në grupe dhe kanale.

Nëse dëshironi të provoni shërbimin Premium, tashmë mund të kurseni deri në 40 përqind të çmimit. Përditësimi gjithashtu shton një mjet për të shndërruar afisha dhe emoji në foto profili. Gjithashtu duke përdorur këtë funksionalitet mbi veten, mund të sugjeroni foto profili për kontaktet.

Në të njëjtën kohë kompania ka shtuar versione të reja interaktive të emoji-ve dhe kompania ka lëshuar 10 pako të reja emoji që mund të personalizohen.

Së fundi Telegram ka ridizajnuar mjetin e rrjeteve të aplikacionit. Në krye të ndërfaqes mund të shikoni informacione me diagrama dhe tabe të veçuara për mobile, Wi-Fi dhe roaming.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button