Inspektorati në Maqedoninë e Veriut alarmoi deri te qytetarët që të kenë kujdes gjatë blerjeve onlajn

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë kujdes gjatë blerjeve onlajn, alarmoi kështu Inspektorati Shtetëror i Tregut, transmeton Portalb.mk.

“Duke llogaritur që teknologjia vazhdimisht po zhvillohet, kështu ndryshojnë edhe zakonet e njerëzve. Shitja onlajn po bëhet më intensive, duke mundësuar qasje më të lehtë dhe të shpejtë deri te produktet. Por, përkundër përparësive, ka edhe dobësitë, me të cilat çdo ditë po përballen një numër i madh i qytetarëve”, sqaroi Inspektorati.

Inspektorati numëroi disa probleme që po i hasin qytetarët gjatë blerjes onlajn, si cilësia e dobët e kualitetit, pamundësia për të marrë produktin e porositur, shkelja e afatit të dërgesës, pamundësia për të kontaktuar përsëri me shitësin, bllokimi i faqes ku shiten produktet, dallimi ndërmjet produktet të porositur dhe atij në reklamë, mungesa e llogarive fiskale dhe garancinë.

“Për shkak përvojave të tilla të këqija në të kaluarën, qytetarët intensivisht paraqesin mashtrime onljan, veçanërisht kur bëhet fjale për shitjen e prodhimeve që shiten përmes rrjeteve sociale”, deklarojnë nga Inspektorati, duke theksuar që ata mund të reagojnë vetëm në rastet kur shitësi është i regjistruar dhe jep llogari fiskale. Ata sqarojnë që “në rast se tregtari nuk është i regjistruar, ne nuk kemi asnjë përgjegjësi për veprim”.

E njëjta gjë vlen edhe në rast se shitësi vjen nga një shtet tjetër, Inspektorati i Maqedonisë së Veriut nuk mund të reagon.

Enti Shtetëror i Statistikave ka raportuar që interneti në Maqedoninë e Veriut është i shtrirë në 86.6 % e shtëpive, derisa 49.5 përqind e njerëzve kanë porositur mallra ose shërbime nëpërmjet internetit.

Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë (OKM) bën të ditur se çdo ditë pranojnë së paku katër ankesa nga qytetarët të cilët e kontaktojnë OKM-në përmes postës elektronike ose në faqen e tyre në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button