Rritje e çmimeve edhe te shërbimet hotelerike në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve të shërbimeve hotelerike për 14.8 për qind në krahasim me janarin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në janar të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 14.8 %, ndërsa në krahasim me muajin paraprak kemi rritje për 0.7 për qind”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me janarin e kaluar, rritje më e theksuar është regjistruar te ushqimi, më saktësisht te ëmbëlsirat (31.6 %) dhe buka (21.2 %). Çmimit i pijeve joalkoolike është rritur për 15.6 për qind, ndërsa i atyre alkoolike për 8.1 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button