RMV, në disa sektorë u regjistrua ulje e numrit të punëtorëve dhe prodhimit, ndërkohë te të tjerat rritje

Maqedonia e Veriut brenda një viti ka regjistruar rritje të numrit të punësuarve në industri për një përqind, ndërkohë është regjistruar ulje e prodhimit për 1.3 përqind, transmeton Portalb.mk.

Rritje e numrit të punësuarve është regjistruar te Prodhimi i automjeteve motorike (14.6 %), Prodhimi i produkteve kompjuterike, elektronike dhe optike (12 %), Prodhimi i pajisjeve elektrike (11.1 %).

Ndërkohë u regjistrua ulje e numrit të punësuarve te Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve (29.6 %), Prodhimi i lëkurës (26.3 %), etj.

Në këtë periudhë u regjistrua ulje e prodhimit te produktet e duhanit (62.8 %), te metalet (51.8 %), te riparimi dhe instalimi i makinerive (41.6 %), ndërsa rritje te përpunimi i drurit (105.2 %), prodhimet tjera industriale (93 %), prodhimet farmaceutike (39.9 %), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button