MMJPH: KE miratoi donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave, Komisioni Evropian, në kuadër të Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, miratoi 22,5 milionë euro shtesë si donacion investimi.

“Nëse i shtojmë edhe 9 milionë euro të siguruara si donacion nga Qeveria Zvicerane, shuma totale e fondeve të siguruara për vendosjen e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në rajonet planore Pollog, Jugperëndim, Pellagoni, Vardar dhe Juglindor arrin në mbi 87 milionë euro”, thonë nga MMJPH.

Sistemi rajonal i menaxhimit të mbeturinave në rajonin Lindor dhe Verilindor financohet përmes programeve IPA dhe së shpejti pritet të fillojë procedura e tenderimit, ndërsa për rajonin planor të Shkupit janë siguruar fonde granti përmes fondeve evropiane IPA dhe projekti duhet të fillojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button