RMV, në disa sektorë u regjistrua rritje e numrit të punëtorëve, ndërkohë në tjerat ulje

Në Maqedoninë e Veriut në muajin dhjetor u regjistrua rritje e numrit të punësuarve në industri për një përqind, në krahasim me dhjetorin e vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 1.7 % dhe Produktet kapitale për 11.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që rënie më e madhe është regjistruar te energjia për 6.5 %, të Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjerë (2.7%) dhe të prodhimi jo i qëndrueshëm (4.1%). Rënie më të madhe e kemi te Industria Përpunuese, më saktë te Riparimi dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve (29.6%) dhe Prodhimi i lëkurës dhe produkteve të përafërta prej lëkure (16.7%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button