Qeveria e RMV-së shfaqi në një video – prezantim kupon fiskal rus

Sot gjatë konferencës vjetore “vit i mundësive të reja”, ku mori pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, në shfaqjen e një  video-prezantimi të Qeverisë, që shfaqej prapa tij sistemi i ri tatimor promovohej përmes një kuponi fiskal rus, shkruan Alsat, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse ky video incizim ka kaluar pa u kontrolluar fare nga personat kompetent në qeveri, kryeministri Kovaçevski, tha se bëhet fjalë për gabim njerëzor.

“Shihni, kishte sekuencë të tillë, unë nuk ua marr për të madhe, por edhe t’i fajësonim, dikush kur punon edhe bën gabime, njerëzit që kanë punuar në produksionin e asaj video kanë shfrytëzuar ndonjë incizim të cilën e kanë montuar në video, gjithsesi konsideroj që ja unë, mund të kërkoj falje në emër të atyre të cilët në mënyrë profesionale punojnë në montimin e videove”, u shpreh Dimitar Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button