U nënshkrua marrëveshja për Portin Turistik të Durrësit

Qeveria shqiptare ka nënshkruar me Muhamed Alabbar marrëveshjen e zhvillimit për Portin Turistik të Durrësit, raporton Klan. Pas kësaj nis puna në terren për investimin prej 2 miliardë Eurosh.

“Kjo është kontrata përfundimtare pasi kemi kaluar të gjitha hapat e duhur në një negociim shumë të gjatë”, tha ministrja Balluku.

Vetë Alabbar përsërit se në këtë projekt do të përdoret teknologjia më e lartë. Por më shumë se për investimin, ai flet për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

“Askush nuk e ka pasur vigjilencën më të lartë ndaj meje se sa qeveria shqiptare. Kam ardhur dhe jam ankuar sepse nuk isha mësuar me këtë, por ja ku jemi tani dhe jemi shumë krenarë për këtë arritje. Unë po mësoj”.

Kryeministri që ka folur jo pak për këtë projekt ndër më të kundërshtuar nga opozita, rreshton përfitimet që do të sjellë jo vetëm per turizimin por punësimin.

“Do të ofrojë punësim cilësor, shumë profile të mirëpaguara për shumëkënd që nuk do të ketë më asnjë arsye në rast do realisht të punojë që ta shohë të ardhmen jashtë vendit”.

Rama përsërit se projekti është transparent dhe këtë e tregon sipas tij fakti se shteti shqiptar do të jetë aksioner në këtë investim.

“Për herë të parë shteti shqiptar është ortak i drejtpërdrejt me 33% të aksioneve pikërisht sepse procesi nuk ka asgjë nën rrogoz”.

Brenda kësaj jave do të hapet dhe gara ndërkombëtare për portin e mallrave që do të ndërtohet në Porto Romano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button