Në shkollën e fshatit Vatashë u ndërtua sallë sportive

Në fund të shtatorit 2021, në fushatën për zgjedhjet lokale, kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev, në një takim parazgjedhor në Vatashë, duke kërkuar besimin për mandatin e ri, ndër të tjera premtoi përfundimin e ndërtimit të sallës sportive në SHF “Dimkata Angelov Gaberot”, shkruan Vërtetëmatës.

Salla sportive ka filluar, do ta përfundojmë në fillim të mandatit, në tre muajt e ardhshëm. Presim që në janar të vihet në funksion. Ne do të kemi një sallë sportive që do të ketë të gjitha pajisjet sportive që fëmijët tanë të kenë një edukim sportiv solid…

[Burimi: profili në Facebook i kryetarit të Kavadarit, Mitko Jançev (nga minuta 27.50 deri në minutën 28.30 e videos); Data: 28/09/2021]

ARSYETIM:

Salla sportive në SHF “Dimkata Angelov Gaberot” në Vatashë është ndërtuar dhe vënë në përdorim korrikun e kaluar (2022). Ky premtim zgjedhor i kryetarit të Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, është realizuar, me shënimin se është bërë disa muaj më vonë se afati i paraparë zgjedhor për përfundimin e sallës – janar 2022.

Salla e sportit filloi të ndërtohet në verën e para zgjedhjeve lokale, më 31 gusht 2021, ndërsa u ndërtua plotësisht dhe zyrtarisht u vu në përdorim më 28 korrik 2022. Salla ka një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë dhe është e pajisur me pajisje sportive moderne.

Informacione dhe fotografi për këtë janë publikuar në disa media dhe në faqen e Komunës së Kavadarit.

Foto: kavadarci.gov.mk

Salla sportive përmendet në Raportin (fq.3) e kryetarit Jançev si një ndër projektet e realizuara në vitin e parë të mandatit të tij të dytë. Lidhur me rikonstruksionin e këtij objekti sportiv thuhet:

Ndërtimi i sallës sportive në “Dimkata Angelov Gaberot” SH.PK, fshati Vatashë, Kavadar. Pas shumë vitesh fshati Vatashë fitoi një sallë moderne sportive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button