“Ujësjellësi dhe kanalizime”: Uji në Shkup është i sigurt për pije

NP “Ujësjellësi dhe kanalizime” sot njoftoi se sipas analizave të bëra nga 23 deri më 27 janar, uji në Shkup është i sigurt për pije, transmeton Portalb.mk.
Sipas raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marrë nga analizat e bëra në Sektorin për kontroll sanitar, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Për analizë janë marrë 192 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 192 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 43 pika matëse në qytetin e Shkupit.