Bytyqi për Bloomberg Adria: Kemi nevojë për fuqi punëtore shtesë për të pasur rritje dhe zhvillim ekonomik

Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ishte i ftuar në emisionin Zoom in në televizionin rajonal Bloomberg Adria, ku foli për nevojën e importit të fuqisë punëtore si një zgjidhje e pashmangshme për mungesën e fuqisë punëtore me të cilën përballet vendi ynë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se ka ardhur koha që të hapet diskutimi për nevojën për fuqi shtesë në tregun e punës.

Në bisedë, Bytyqi tha se përderisa tashmë jemi duke punuar në rikualifikimin e një grupi të caktuar të të papunëve në Maqedoninë e Veriut për t’i përshtatur ata me nevojat e tregut, do të duhet të gjejmë një mënyrë për të plotësuar daljen e punëtorëve.

“Në tregun e punës ka mungesë të fuqisë punëtore dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj sfide nëse duam të kemi rritje të përshpejtuar ekonomike”, tha Bytyqi.

Pyetjes së Bloomberg Adria nëse në atë 14 për qind papunësi nuk mund të gjejmë personelin e kualifikuar që kërkojnë kompanitë dhe t’i marrim prej andej në vend që të kërkojmë importin e fuqisë punëtore, zëvendëskryeministri u përgjigj se në radhë të parë jemi në kërkim të fuqisë punëtore nga ata që janë punëkërkues aktivë, por konstatim i të gjithëve është se kemi ende mungesë të fuqisë punëtore, por edhe në disa sektorë të fuqisë punëtore të kualifikuar në mënyrë specifike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button