Kuvendi bullgar po përgatit deklaratë të re për Maqedoninë

Kuvendi bullgar po përgatit deklaratë të re për Maqedoninë e Veriut. Dokumenti me 9 pika i nënshkruar nga Ekaterina Zaharieva, i cili kaloi njëzëri në komisionin e politikës së jashtme dhe duhet të dërgohet për votim në seancë plenare, dënon aktet e dhunës dhe thirrjet e dhunës ndaj bullgarëve në RMV, organizatave dhe klubeve të tyre, ndërsa posaçërisht krimin e rënd ndaj bullgarit Hristijan Pendikov, transmeton Portalb.mk.
Në deklaratë thuhet se, nevojitet respektim i parimeve të Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe dokumentet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropë, si dhe të parimeve dekomratike të integruara në aktet e Këshillit të Evropës.
Në nenin 7 të kësaj deklarate thuhet se Bulgaria dënon “deklarate e rrejshme dhe manipulative për të kaluarën bullgare në happësirën pubike dhe politike në Maqedoninë e Veriut dhe i pranin si të qëllimshme mbjelljen e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve”.
Ndërkaq, në nenin 5 thuhet se shprehin shqetësim se, fushta antibullgare e cila eskaloi në Maqedoninë e Veriut i kërcënohet vendosjes së bulgarëve në Kushtetutën e vendit, zhvillimit të proceseve demokratike dhe institucioneve në Maqedoninë e Veriut dhe rrugës së saj për anëtarësim në BE.
Kujtojmë që ditëve të fundit janë rritur tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut si shkak i sulmit të sekretarit të klubit bullgar Car Boris Treti” në Ohër, i cili ka shtetësi të RMV-së por deklarohet si bullgar.
Ministri teknik i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Millkov, deklaroi se Bullgaria do të marrë të gjitha masat për rastin “Pendikov” dhe tashmë punohet për këtë. Ai tha gjithashtu se për shënimin e lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt, të dyja vendet dhe kryesisht institucionet në RMV duhet të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga çdo provokim për të siguruar rendin e nevojshëm.
- LEXO: Milkov: Bullgaria do t’i ndërmarrë të gjitha masat kundër RMV-së për rastin “Pendikov” dhe tashmë po punojmë në të
- LEXO: Reagime nga Bullgaria pasi Pendarovski propozoi ndalesën për hyrje në RMV të disa funksionarëve bullgarë
- LEXO: Pendarovski paralajmëroi për 4 shkurt ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë, kërkoi nga Qeveria të marrë masa parandaluese