Për një vit, rritje e çmimeve të prodhimeve industriale në Maqedoninë e Veriut për 20 %

Çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje për 19.8 % në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin dhjetor të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të ulëta për 0.3 % ndërsa më të larta për 19.8 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Brenda një viti, rritje më e theksuar është regjistruar te sektori i Prodhimeve kapitale për 45.5 % dhe  sektori i Energjisë për 22.4 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button