Pendarovski para korit diplomatik: Vetëm Maqedonia dhe Ukraina janë përballur me sulme identiteti në historinë e re

Në një pjesë të fjalimit të tij në pritjen tradicionale vjetore për përfaqësuesit e trupit diplomatik, kreu i shtetit Stevo Pendarovski hodhi paralele mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës në lidhje me sulmet joparimore ndaj parametrave të identitetit me të cilat është përballur vendi në periudha e kaluar në nivel verbal, transmeton Portalb.mk.

Duke folur në këtë kontekst, presidenti i shtetit theksoi se është e rëndësishme nëse do të lejojmë që historia të përsëritet në atë mënyrë që regjimet politike anakronike të menaxhojnë jetën tonë dhe të vendosin për të ardhmen tonë.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit iu referua zhvillimeve aktuale të brendshme dhe ndërkombëtare, të cilat i përmblodhi në tre pika:

  • Forcimi i solidaritetit dhe partneritetit evropian dhe intensifikimi i mëtejshëm i lidhjeve transatlantike;
  • Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane, dialogut dhe bashkëpunimit me të gjithë fqinjët;
  • Politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian bazohen në një strategji afatgjatë për integrimin e plotë të rajonit në BE, dhe jo vetëm si një përgjigje afatshkurtër ndaj luftës në Ukrainë.

Pendarovski theksoi se paqja dhe çlirimi i Ukrainës është prioritet që nuk ka alternativë dhe se përmes kryesimit të Maqedonisë me OSBE-në këtë vit do të mundohemi të japim një kontribut, së bashku me të gjitha subjektet tjera.

“Në vitin që pason, pres forcimi edhe më intensiv të solidaritetit dhe partneritetit evropian, si dhe intensifikim të mëtejshëm të lidhjeve transatlantike. Ky është rreziku, por edhe garancia që do të sigurojë paqen, prosperitetin dhe forcimin e mëtejshëm të demokracisë si këtu, ashtu edhe në Evropë. Ne i përkasim një brezi politikanësh që përballen me detyrën jo shumë të lehtë për të përcaktuar konturet e rendit evropian në të cilin do të jetojnë qytetarët tanë, kur lufta dhe vuajtjet në Ukrainë të kenë mbaruar. Përgjigja jonë sot ndaj ngjarjeve tragjike në Ukrainë flet për mënyrën se si ne e përfytyrojmë Evropën dhe botën pas përfundimit të asaj lufte. Në këtë kontekst, është e rëndësishme nëse e lejojmë që historia të përsëritet në atë mënyrë që regjimet politike anakronike të qeverisin jetën tonë dhe të vendosin për të ardhmen tonë. Demokracia duhet të mbizotërojë”, tha Pendarovski, duke theksuar se përgjegjësinë më të madhe për këtë e kanë ato vende që hapën dyert e demokracisë për shoqëritë tona kur u rrënua Muri i Berlinit para më shumë se 30 viteve.

Prandaj, theksoi kreu i shtetit, ne jetojmë në një kohë kur angazhimet deklarative duhet të zëvendësohen me vendime të guximshme, qoftë për ndihmën ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, zgjerimin e Bashkimit Evropian, apo për sigurinë dhe përparimin ekonomik në të gjithë hapësirën evropiane.

Në kuadër të kompetencave të tij, kreu i shtetit është i decid që si edhe deri tani, Maqedonia e Veriut do të përpiqet të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane, dialogut dhe bashkëpunimit me fqinjët e saj.

“Megjithatë, duhet të theksoj se për vendin tim periudha e kaluar ishte e mbushur me sfida të mëdha dhe sulme joparimore ndaj parametrave të identitetit, me të cilat ndoshta në planin verbal është përballur vetëm Ukraina në historinë e re të Evropës”, ​​tha Pendarovski.

Megjithatë, siç shtoi presidenti para korit diplomatik, edhe në kushte të tilla vendi tregoi pjekuri dhe vizion, duke marrë vendime të kritikuara nga një pjesë e opinionit, por me të cilat ne si vend treguam kapacitet për kompromis për çështje të vështira.

“Pa modesti të rreme, deri tani jemi të vetmit në rajon që kemi treguar kapacitet për kompromis për çështje të vështira dhe që kur themi se besojmë në vlerat e demokracisë, nuk është vetëm retorikë për ne, ndërsa më së paku dobësi. Me ato kompromise u bëmë anëtare e NATO-s dhe hapëm fazën e parë të negociatave me BE-në”, kujtoi presidenti.

This slideshow requires JavaScript.

Në këtë kontekst, Pendarovski theksoi se ndryshimet kushtetuese së shpejti duhet të jenë në agjendën e brendshme, prandaj na duhet një atmosferë në të cilën të gjitha forcat pro-evropiane do të bashkohen për t’i bërë ato ndryshime.

“Ai proces nuk do të jetë i lehtë dhe çdo provokim apo sulm i mëtejshëm ndaj identitetit tonë vetëm sa do ta komplikojë atë. Me fjalë të tjera, duhet një mjedis i qëndrueshëm dhe parashikueshmëri në rrugën evropiane”, theksoi kreu i shtetit.

Hapja e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, statusi kandidat i Bosnjë-Hercegovinës, vendimi për heqjen e vizave për Kosovën dhe seria e masave ekonomike për të mbështetur ekonomitë kombëtare, pjesërisht e rikthejnë besueshmërinë e Bashkimit Evropian, theksoi Pendarovski, por shtoi se politika të tilla do të kenë një efekt stabilizues në terma afatgjatë vetëm nëse bazohen në një strategji afatgjatë për integrimin e plotë të rajonit në Union.

“Një rajon me prosperitet i fokusuar në bashkëpunim dhe jo në konfrontime është i mundur vetëm nëse Bashkimi Evropian është emëruesi ynë i përbashkët”, nënvizoi kreu i shtetit.

Në fjalën e tij ai tha se në periudhën e ardhshme do të jetë nikoqir i së paku tre presidentëve nga rajoni dhe nga Evropa dhe tashmë janë organizuar disa vizita bilaterale dhe multilaterale gjatë vitit.

“Qëllimi im është që politika e jashtme e Maqedonisë së Veriut të zhvillohet në mënyrë transparente dhe në interes të vlerave të përbashkëta që ndajmë me vendet paqësore dhe demokratike”, tha kreu i shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button