Për pjesën më të madhe të projekteve nuk kanë filluar punimet, nuk ka kontrata dhe ka ngecje, vlerësoi Revizioni

Enti Shtetëror për Revizion vlerësoi që mungon sistemi për shfrytëzimin e fondeve të BE-së për bashkëfinancimin e projekteve strategjike, transmeton Portalb.mk.

“Republika e Maqedonisë së Veriut nga viti 2009 deri më vitin 2022 ka aplikuar në njëzet e tetë (28) thirrje për ndihmë teknike dhe shtatë (7) thirrje për grante investuese, prej të cilave janë aprovuar grante investuese në vlerë prej 385 milion euro për dymbëdhjetë (12) projekte. Për pjesën më të madhe të projekteve nuk është filluar investimi, nuk janë lidhur kontratat për grantet dhe ka ngecje në raport me dinamikën e planifikuar të realizimit”, raportoi Enti.

Enti alarmoi që në rast se nuk përfundojnë projektet dhe nuk janë në përdorim në afatin e paraparë ekziston rreziku për humbjen e mjeteve grant ose krijimi i detyrimit për kthimin e grantit investues.

“Shfrytëzimi i mjeteve nëpërmjet Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) të imponon detyrim që të dizajnohet sistemi më efikas për shfrytëzimin dhe marrjen e tyre”, vlerësoi Revizioni në hulumtimin “Procesi i fitimit dhe shfrytëzimit të mjeteve nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF)”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button