Maqedonia e Veriut e importon 11 % e rrymës që e shfrytëzon, ndërsa pjesa më e madhe prodhohet përmes termocentraleve

Në Maqedoninë e Veriut shumica e energjisë elektrike që shfrytëzohet prodhohet në vend, kryesisht nga termocentralet dhe hidrocentralet, ashtu që 99.3 përqind e qymyrit në vend shfrytëzohet për këtë qëllim, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 554 020 МËh energji elektrike, 34.406 mil. nm3 gaz natyror, 411 742 ton qymyr dhe 89 163 ton produkte të naftës”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Qeveria sot njoftoi që Maqedonia e Veriut nga fillimi i janarit janë shitur 3 390 megavat ore energji elektrike e cila ka qenë tepricë e orëve të natës.

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 89.0 % në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike”, raportoi Enti.

Sasia më e madhe e energjisë elektrike prodhohet në termocentrale (49.6), termocentralet e kombinuara (26.9%), hidrocentralet (21.8%), centralet e erës (1.6%) dhe panelet diellore (0.2%).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button