Në mbledhjen e sotme, Qeveria i shpalosi prioritetet e saj për vitin 2023

Në seancën e 112-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u miratua Plani i punës së kësaj Qeveri për vitin 2023, plan ku përfshihen objektivat për këtë vit, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria e miratoi Programin për punën e Qeverisë për vitin 2023, e cila është në funksion të arritjes së prioriteteve strategjike dhe qëllimeve strategjike të vitit 2023 të Qeverisë së RMV-së të përfshira në Programin për punë të Qeverisë së RMV_ për periudhën 2022-2024”, raportoi Qeveria.

Qeveria numëroi disa nga qëllimet e këtij plani, si rritje të nxituar ekonomike, rritje të standardit dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve, menaxhimi me krizën energjetike, uljen e ndotjes ekonomike, menaxhimi me pasojat e pandemisë Kovid-19 dhe krizave tjera, procesi eurointegrues, siguria e qytetarëve, shteti i së drejtës dhe pavarësia e gjyqësorit, rritja e cilësisë në arsim, administratë efikase e digjitale si dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, përmes ndërtimit të një shteti qytetar përmes tolerancës ndëretnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button