Qeveria vendosi që çdo qytetar i Maqedonisë së Veriut të ketë “identitetin digjital”
Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që të krijohet identiteti elektronik për çdo qytetar të vendit, transmeton Portalb.mk.
“Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin nga Ministria për Punë të Brendshme për nevojën e përpunimit të Planit për krijimin e Identitetit Nacional Elektronik për çdo qytetar, si dhe e shqyrtoi dhe miratoi Planin, së bashku me Planin e Realizimit”, sqarojnë nga Qeveria.
Krijimi i “identitetit elektronik”, sipas Qeverisë, është bazë për transformimin digjital të shoqërisë, duke mundësuar edhe shkëmbim më të lehtë të të dhënave brenda shtetit dhe me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Ndryshe, në shtator të vitit të kaluar, në Këshillin Kombëtar për Transformimin Digjital të Shoqërisë u diskutua për përvojën e Estonisë dhe përpilimin e letërnjoftimit elektronik në Maqedoninë e Veriut. Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ishte organizuar takimi i parë joformal i Këshillit Kombëtar për digjitalizim dhe e-shërbime, takim i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Sllavica Grkovska.
“Përvoja estoneze për letërnjoftimin elektronik u prezantuan në takimin e parë joformal të Këshillit Kombëtar për transformimin digjital të shoqërisë”, deklaroi Grkovska.
Në takim mori pjesë edhe ekipi i Qendrës Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtar, ekip i cili punon për digjitalizim dhe e-shërbime. Ky ekip prezantoi përvojën e Estonisë në shfrytëzimin e letërnjoftimit digjital.
“Në takim zv.kryeministrja Grkovska informoi për proceset aktuale dhe përgatitjen për futjen e letërnjoftimit elektronik, si mjet bazë që duhet të sigurojë transformimin digjital të shoqërisë. I njoftoi anëtarët e Këshillit edhe me procedurën për sjelljen e një ligji të për punën e arkivave, si dhe me aktivitetet që i ka marrë Qeveria për futjen e institucioneve në Platformën për Ndërveprim”, kishin sqaruar nga Qeveria.
- LEXO: Digjitalizimi në RMV gjatë vitit 2022: Larg shërbimeve me një klikim, faturën e paguajnë qytetarët
Digjitalizimi i shërbimeve, padyshim që është në dobi dhe interes të qytetarëve, shtetit, por gjithashtu edhe i domosdoshëm për atje ku synojmë të integrohemi, BE-së. Sfida me të cilën vazhdon të përballet Maqedonia e Veriut janë reformat në fushën e digjitalizimit, gjegjësisht progresi për të qenë në hap me zhvillimet e fundit për t’ua përmirësuar jetën qytetarëve, duke u ofruar shërbime cilësore, të shpejta dhe efikase. Derisa bota dhe shtetet e perëndimit po avancohen çdo ditë e më tepër në këtë drejtim, vendi ende nuk ka infrastrukturë të mirëfilltë digjitale dhe për këtë, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme të autoriteteve.
- Storjet e Portalbit për shërbimet elektronike dhe digjitalizimin mund t’i lexoni më poshtë:
- PJESA I: Hulumtim: Qytetarët enden nëpër sportele, RMV 10 vite mbrapa Evropës në fushën e digjitalizimit
- PJESA II: Portali i RMV-së për shërbime elektronike gjysmë-funksional, qytetarët kanë pajisje por nuk marrin informata
- PJESA III: “Nuk na duhet nënshtetësia, kemi letërnjoftim”, shërbimet elektronike mund t’i heqin nga përdorimi një sërë dokumentesh
- PJESA IV: Aspekt që duhet pasur shumë kujdes: Siguria dhe privatësia e shërbimeve elektronike në RMV
- LEXO: Digjitalizimi në RMV, ka disa hapa që duhet të ndërmarrin qytetarët për të fituar certifikatë elektronike
- LEXO: Nuk do të kërkohen më certifikatat e lindjes jo më të vjetra se 6 muaj, DMLA e shpalli vendimin pas hulumtimit të Portalbit
- LEXO: Është e paligjshme që t’u kërkohet qytetarëve të RMV-së të paguajnë për certifikata të reja jo më të vjetra se gjashtë muaj
- LEXO: Shkup, mungesa e shërbimeve digjitale, prindërit enden sporteleve për t’i regjistruar foshnjat
- LEXO: Regjistrimin e foshnjave në Shkup sërish duhet ta bëjnë prindërit, spitalet nuk e japin më këtë shërbim
- LEXO: RMV, pritje dhe endje: Rruga e dy të rinjve deri në marrjen e certifikatës së kurorëzimit
- LEXO: Shkup, mungesa e shërbimeve digjitale, prindërit enden sporteleve për t’i regjistruar foshnjat
- LEXO: Regjistrimin e foshnjave në Shkup sërish duhet ta bëjnë prindërit, spitalet nuk e japin më këtë shërbim
- LEXO: RMV, pritje dhe endje: Rruga e dy të rinjve deri në marrjen e certifikatës së kurorëzimit
- LEXO: RMV, është rritur përdorimi i disa shërbimeve elektronike, por ende larg nivelit të dëshiruar
- LEXO: Institucionet sipas “qejfit” e përdorin Platformën e Interoperabilitetit, qytetarët enden sporteleve (Infografik)