Ambasadorja amerikane në RMV pret që në muajt e ardhshëm të publikohen listat e sanksioneve

Çështja nuk është se SHBA do të publikojë një listë dhe do të thotë “kjo është e gjitha, këta janë të gjithë emrat”. Kjo është një bisedë e gjatë dhe e vazhdueshme midis Ambasadës së SHBA-së këtu në Uashington dhe në të gjithë Qeverinë në Uashington. Ekzistojnë disa lloje të listave të sanksioneve, kështu që nuk është vetëm një dhe nuk bëhet fjalë se po bëhet një listë dhe po i jepet fund. Për shkak se ka kontroll të vazhdueshëm për ata që ne konsiderojmë se kanë shkelur rregullat për sa i përket pritshmërive që kanë Shtetet e Bashkuara për atë nëse do t’i lejojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, apo do të përballen me lloje të tjera sanksionesh financiare, porositi mbrëmë ambasadorja amerikane Angela Ageler, duke iu referuar pritshmërive për listë të zezë të ShBA-ve të personave korruptuar, transmeton Portalb.mk.

Ageler në një intervistë për televizionin “Telma” tha se disa kontrolle bëhen nga Departamenti i Shtetit, disa nga Ministria e Financave dhe agjenci të tjera.

“Pra është një bisedë e vazhdueshme. Nuk kam një afat kohor sepse Uashingtoni do t’i publikojë ato kur të përfundojë hetimet dhe konkluzionet e tij. Punojmë ngushtë së bashku në zhvillimin e rastit. Pritshmëria ime është që do të shohim disa emra në muajt në vijim, por nuk e di se cili është afati i saktë kohor. Do ta përsëris për të qenë e qartë, atë bisedë që po bëjmë, që po e udhëheq unë, që ekipi im këtu po bën me Uashingtonin, nuk kërkojmë mendimin e njerëzve nga ky vend dhe më besoni, pprej se kam ardhur këti, njerëzit kanë raportuar shumë e shumë emra në këtë Ambasadë, njerëz që kanë shkelur rregullat dhe që duhet të jenë në një nga listat e sanksioneve. Dhe ne sigurisht po i shqyrtojmë ato”, theksoi Agler.

Ambasadori kërkoi durim nga qytetarët dhe tha se duhet të kuptojnë se është një proces i përhershëm.

“Më pyesin për listën dhe do ta përsëris, nuk ka vetëm një, por mund të jetë një mundësi që njerëzit të jenë më pak të fokusuar në një listë dhe më shumë të fokusuar në llojet e aktiviteteve dhe veprimeve që do të vendoste dikë në listë. Mendoj se kjo është një mundësi që gjyqësori të marrë vështrim serioz ndaj vetes, qofshin gjyqtar, apo prokuror, cilido qoftë roli juaj dhe të pyesni veten “a po sillem, a e bëj punën time me integritet?” A jam i ndikuar nga të tjerët? A marr vendime në bazë të ligjit?” Mendoj se të gjithë mund të tregojmë shembuj të kohëve të fundit ku neve apo publikut nuk na duket se kjo ka ndodhur. Kështu që vazhdojnë të shfaqen shembuj që duken shumë të dyshimtë, do ta përsëris, jo vetëm SHBA-së dhe Ambasadës, por edhe njerëzve të thjeshtë, të cilët duan të vazhdojnë jetën e tyre duke e ditur se qeveria e tyre, se politikanët e tyre po veprojnë në interesin e tyre më të mirë. Në interesin më të mirë të qytetarëve, jo në interesin e tyre më të mirë personal, të gjyqtarit, prokurorit apo të kujtdo”, tha Ageler.

Kujtojmë se gjyqësori në Maqedoninë e Veriut edhe gjatë vitit 2022 ka vazhduar të jetë në shënjestër të kritikave serioze për shkak të vendimeve skandaloze, të cilat kanë krijuar me të drejtë perceptimin te qytetarët se në këtë vend të vogël, ndëshkohen vetëm të pafuqishmit. Lufta kundër korrupsionit ka dështuar, prandaj ndërkombëtarët edhe këtë vit e kanë qortuar RMV-në, derisa të rinjtë po largohen për të gjetur një vend ku shteti të gjithë i trajton në mënyrë të barabartë.

Ata të cilët shpallin vendime në emër të popullit, besimin e popullit nuk e kanë. Në anketën e fundit të IRI-it të realizuar në shtator-tetor 2022 vetëm 4% e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se kanë besim të plotë në gjyqësor. Qytetarët, edhe gjatë vitit paraprak, gjegjësisht 2021, deklaruan se nuk i besojnë gjyqësorit. Sipas anketës së “Eurothink”, vetëm 8% prej tyre kanë besim në gjyqësor.

Kjo tregon se vendi nuk po i bën reformat dhe hapat e mjaftueshme për kthimin e besueshmërisë së qytetarëve në sistemin e drejtësisë, i cili ka humbur ndër vite, si rezultat i politikës së mosndëshkueshmërisë së krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Edhe gjatë vitit 2022, gjyqësori u përfol më së shumti në kontekst të bashkëpunimit me krimin dhe korrupsionin, se sa të luftimit të tyre. Jo rastësisht, ambasadorja amerikane, me të ardhur në RMV, si njollë të zezë të vendit e përmendi korrupsionin dhe për këtë, paralajmëroi ekip special amerikan për të vështruar në mënyrë më agresive funksionarët e korruptuar, të cilët e vizituan vendin, por nuk dihet se si do të veprojnë më tej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button