Rritje e rrogës mesatare në Maqedoninë e Veriut në krahasim me vitin paraprak

Në Maqedoninë e Veriut në nëntor të 2022 është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 13.3 për qind në krahasim me nëntorin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Tregtia me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motorçikletave (18.7%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (17.5%) dhe Shërbime administrative dhe mbështetëse (17.3%)”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti raportoi që rroga mesatare mujore neto në nëntor të vitit 2022 ka qenë 33 011 denarë, ndërsa ajo bruto 49 397 denarë.

Rroga mesatare më e madhe është regjistruar në sektorin Programimi kompjuterik, konsultimi dhe veprimtaritë e tjera rreth tij (84 019).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button