RMV, në mesnatë do të shtrenjtohet çmimi i derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës njofton se prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohet çmimi i dizelit dhe benzinës Eurosuper 95 për 0,5 denarë për litër, njofton Portalb.mk.
Çmimet e reja të derivateve:
- Benzina Eurosuper BS 95: 83 denarë për litër
- Benzina Eurosupber BS 98: 85 denarë për litër
- Dizeli: 84 denarë për litër
- Vaji ekstra i lehtë 83,5 denarë për litër
- Mazuti: 41,042 denarë për litër