RMV, sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit, në fokus siguria në vend dhe në rajonin euroatlantik

Seanca e 18-të e Këshillit të Sigurimit do të mbahet sot (23 janar) me fillim nga ora 15:00 në zyrën e Presidentit, kështu njoftuan nga Presidenca, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë situata e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin euroatlantik.

“Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Zharko Milloshevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski”, njoftuan nga Presidenca.

Pas mbledhjes pritet që presidenti t’i drejtohet opinionit me deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button