Do ta fitojmë luftën së bashku, thotë Zelenski

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski tha se do ta fitojnë luftën së bashku dhe se Ukraina është e tërë sepse është e fortë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video-mesazh të publikuar me rastin e “Ditës së Unitetit të Ukrainës”, Zelenski ftoi qytetarët e tij që të jenë në unitet.

“Nëse nuk sigurohet uniteti i vërtetë, humbet pavarësia”, deklaroi Zelenski duke tërhequr vëmendjen mbi rëndësinë e unitetit të popullit për pavarësinë dhe integritetin territorial.

Zelenski rikujtoi se lufta Rusi-Ukrainë filloi vitin e kaluar më 24 shkurt dhe bëri të ditur se po luftojnë për të siguruar sërish integritetin territorial të vendit të tij.

Ai tha se ukrainasit luftojnë për të mbrojtur çdo rajon të vendit. “Ky nuk është vetëm bashkimi i dy brigjeve, por bashkimi i miliona njerëzve. Ky është uniteti i të gjitha territoreve tona. Ne do të fitojmë së bashku dhe e gjithë Ukraina do ta dëgjojë zërin e fitores. Ukraina është e tërë sepse është e fortë, është e fortë sepse është e tërë”, tha Zelenski.

Përndryshe, muajin shkurt bëhet një vit që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button