Huadhënësi kripto Gensis shpall falimentin

Genesis, një konglomerat i huadhënies dhe tregtimit të kriptove me më shumë se 200 biznese, shpalli falimentin pas kolapsit të FTX raportoi Financial Times, transmeton pcworld.al.

Genesis, një prej huadhënësve më të mëdhenj të FTX, kishte ndërprerë tërheqjet që prej muajit Nëntor dhe shkurtuar 30 përqind të stafit në fillim të Janarit.

Kompania është pjesë e Digital Currency Group, që gjithashtu ka në pronësi Greyscale dhe median kripto CoinDesk.

Falimenti vjen pas disa muajsh paqartësie për huadhënësin. Financial Times raportoi në fillim të muajit se Genesis ju detyrohet kreditorëve të saj 3 miliardë dollarë dhe konsumatorëve të bursës Gemini afro 1 miliardë dollarë.

Genesis ka asete dhe detyrime prej miliarda dollarësh ndaj mbi 100 mijë kreditorëve. Në Nëntor të vitit të kaluar disa media raportuan se Genesis ishte përpjekur të ngrinte fonde prej 1 miliardë dollarësh nga disa investitorë përfshirë Binance.

Bursa në fjalë e cila tha më herët se dëshironte të blinte FTX dhe më pas ndryshoi mendje, raportohet se kishte vendosur të mos investonte. Genesis tashmë thotë se ka 150 milionë dollarë në kesh për të financuar operacionet dhe ristrukturimin e saj.

Njëlloj si falimenti i FTX dhe segmenteve të tjera të industrisë kripto si Three Arrows Capital, është e mundur që rënia e Genesis të përhapë më tej kolapsin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button