RMV, në mesnatë do të shrenjtohen dizeli dhe benzina

Benzinat nga sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për dy denarë për litër, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për 2,5 denarë, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me këtë vendim bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 2.9 për qind, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 82,5 denarë për litër, EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 85 denarë, EURODIESEL BS (D-E V) për 83,5 denarë dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 83 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet për 1.355 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 40.814 denarë.

KRRE thekson se çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e paraprake, shënojnë rritje mesatare prej 7,084 për qind për benzinën, 4,546 për qind për naftën, 4,351 për qind për vajin ekstra të lehtë dhe 5,491 për qind për mazutin. Kursi i denarit në raport me dollarin, sipas të cilit çmimet janë formuar me llogaritjen paraprake, është më i ulët për 0,777 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button