Gashi dhe Ageler kanë biseduar për nismën e Alternativës për përjashtim të parashkrimit penal për korrupsionin politik

Kryetari i Alternatisë, Afrim Gashi sot është takuar me ambasadoren e SHBA-së në vend Anxhela Ageler, të cilës ia ka prezantuar nismën për dorëzimin e një amendamenti kushtetues i cili do të përjashtonte parashkrimin penal për korrupsionin politik, gjegjësisht do të parandalonte mosndëshkimin e korrupsionit të lidhur me politikën, njofton Portalb

Siç publikoi Gashi në profilin e tij në Fejsbuk, kjo nismë duhet të tejkalojë diskursin etnik dhe të fokusohet në sundimin e së drejtës si prioritet për gjithë shoqërinë.

” Kërkova mbështetjen e ShBA-së për këtë amendament, pasi është një prej hapave më të mëdhenj të propozuar deri tani, me synim direkt për të luftuar korrupsionin politik, potencoi Gashi.

Ai theksoi se me ambasadoren janë pajtuar që bashkërisht ndajmë vizionin e njëjtë për ardhmërinë e vendit.

“Me ambasadoren u pajtuam bashkërisht se ndajmë vizionin e njëjtë për ardhmërinë e vendit.
Riafirmuan përkushtimin e përbashkët për ta parë vendin duke ecur përpara drejt BE-së dhe standardeve evropiane në shoqëri, siç është sundimi i së drejtës. Biseduam për planet për përshpejtimin e integrimit në BE, përfshirë opsionet për të zhbllokuar negociatat me BE-në nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Gjithashtu, u pajtuam se të gjithë faktorët politikë duhet të përkrahim rrugën drejt BE-së dhe të vendosim qytetarët në vend të parë, në një përpjekje për të siguruar ardhmëri më të mirë për të gjithë”, publikoi Gashi në profilin e tij në Fejsbuk.

Para disa muajve, kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në konferencë stypi informoi se subjekti që ai drejton ka propozuar një amendament kushtetues për parandalimin e korrupsionit në vend nga funksionarët në pushtet.

Sipas këtij propozimi, ligjet mund të kenë efekt prapaveprues edhe në rastet që kanë të bëjnë me vjetrimin e përgjegjësisë penale për abuzime nga persona te emëruar ose të zgjedhur gjatë zbatimit të autorizimeve publike, me çka u kanë shkaktuar dëm fondeve publike.

Sipas Gashit, me këtë amendament do të krijohet bazë e mirë kushtetuese për revidimin e të gjitha procedurave gjyqësore për persona që tash ose më herët janë zgjedhur ose emëruar, e të cilat janë ndërprerë për shkak të vjetrimit eventual të përgjegjësisë penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button