Ridizajnohet Wikipedia pas dhjetë viteve

Wikipedia më në fund do të kalojë nëpër një ridizajnim madhor që prej një dekade, por mund të shquhet për faktin sesa pak e ndryshon eksperiencën e shfletimit, transmeton PCWorld.al.

Pamja e re duket shumë familjare dhe më tepër sesa tek ndryshimet, përqendrohet tek eliminimi i pengesave të ndryshme.

Koka e faqes qëndron në kryegjatë shfletimit dhe ofron akses të shpete në seksionet e kërkimit dhe artikujve. Ndërkaq kërkimi i rifreskuar tregon imazhet dhe përshkrimet ndërsa shkruani.

Kalimi mes gjuhëve të ndryshme është bërë më i lehtë dhe tabela e përmbajtjes ndihmon në navigimin e përmbajtjes.

Një panel anësor mund të hiqet në rast se nuk dëshironi shpërqendrim gjatë leximit. Teksti ka madhësi më të lartë dhe përpiqet për të reduktuar ngarkesën mbi sytë.

Përditësimi i Wikipedia po lançohet për përdoruesit Anglisht folës. Ndërkaq është i disponueshëm për të aksesuar për 300 nga 318 gjuhë të ndryshme në sajt.

Ekipi i Wikipedia aktualisht po kërkon përshtypje nga përdoruesit dhe evoluime të tij mund të presim në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button