SHGM kërkoi nga Qyteti i Shkupit që të përmirësojë transparencën dhe komunikimin me gazetarët

Me kërkesë të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) u zhvillua takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, kryetarin Mlladen Çadikovski dhe përfaqësues të SHGM-së. Këta të fundit, i kërkuan numrit një të Qytetit të Shkupit, që të jetë më transparente dhe më e komunikueshme me gazetarët, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë takimit, përfaqësuesit e SHGM-së dhe kryetarja Arsovska diskutuan për mbajtjen e brifingjeve të rregullta me gazetarët si mënyrë për të përmirësuar transparencën e Qytetit të Shkupit, e cila në interes të të dyja palëve dhe publikut është që çdo javë të informohen për ngjarjet që kanë të bëjnë me punën e qytetit”, thuhet në njoftimin e ShGM-së.

Qëndrimi i SHGM-së është se ka shumë rëndësi që administrata e Qytetit të Shkupit të jetë e hapur dhe transparente ndaj gazetarëve sepse ata luajnë rol kyç në informimin e publikut.

“Gazetarët profesionistë i ndihmojnë zyrtarët e zgjedhur të jenë transparentë para qytetarëve nëpërmjet raportimit për aktivitetet, politikat dhe rezultatet e tyre me të cilat ndërtohet besimi dhe kredibiliteti. Në mënyrë shtesë, me rrjedhën e lirë të informacionit mundësohet lëvizja drejt një demokracie funksionale”, thuhet në njoftimin e ShGM-së.

Kujtojmë se Danela Arsovska shpesh herë nuk iu përgjigjet pyetjve të gazetarëve si në  konferenca për media, ashtu edhe përmes postave elektronike, gjë që pamundëson qasjen shpesh-herë në informacione të karakterit publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button