Deri në fund të javës në Maqedoninë e Veriut do të dihet nëse ka të sëmurë nga lloji kraken i koronavirusit

Rezultatet e mostrave të virusit Kovid-19 deri në fund të javës do të tregojnë nëse në vend është lloji i ri i virusit – kraken, raporton SDK. Këtë e ka paralajmëruar zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zlate Mehmedoviq, përcjell Portalb.mk.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerësoi që HVV.1.5 ose krakeni është deri më tani versioni më përçues i llojit omikron dhe sqaroi që vendet duhet të mendojnë për rekomandimin e mbajtjes së maskave për rastet e rrezikuara.

Vlerësohet që shumë shpejt u bë dominues në disa pjesë të SHBA-ve, ndërsa disa ekspertë janë të shqetësuar se mund të thyejnë imunitetin e infeksioneve të kaluara ose vaksinave.

Për gjendjen momentale epidemiologjike në vend, Mehemdoviq deklaroi se është stabile, dhe nuk ka parametra shqetësues as nga viruset respiratorë që qarkullojnë si viruse infektuese dhe kovid-19. Ai rekomandoi që të bëhen teste nëse të sëmurët janë me grip ose kovid-19.

“Për nevojat e qytetarëve, Instituti për mikrobiologji filloi me testimin, ndërsa mjekët amë në përputhje me protokollet, e dijnë se si duhet të veprojnë në raport me tretmanin dhe dhënien e terapisë”, deklaroi Mehmedoviq, duke rekomanduar përdorimin e testeve të shpejta antigjene.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar që në institucionet shëndetësore do të dërgon teste të tilla për pacientët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button