Prej 23 deri 26 janar në Beograd do të mbahet “Java e Privatësisë”

Partnerët Serbi”, si anëtarë të rrjetit “ICEDA”, organizojnë konferencën e tyre vjetore “Java e Privatësisë” për të shënuar Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave (28 janarin).

Java e Privatësisë paraqet një ngjarje vjetore që ka filluar të organizohet në vitin 2021, 10 vjet pasi Partnerët Serbi, së bashku me Komisionerin për Qasje në Informatat me Rëndësi Publike dhe për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e shënuan Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave për herë të parë në Serbi.

Ngjarja përqendrohet rreth diskutimeve mbi çështjet e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave me ekspertë nga sektori civil, privat dhe publik. Ngjarja organizohet për të rritur të kuptuarit e publikut për çështje të ndryshme me të cilat përballen qytetarët në lidhje me të drejtat e tyre për privatësi, si të mbrohet e drejta e qytetarëve për privatësi dhe diskutime më të mëdha rreth gjendjes së mbrojtjes së privatësisë në Serbi dhe në nivel global. Java e Privatësisë u ofron zyrtarëve publikë, shoqërisë civile, sektorit privat dhe publikut një hapësirë për diskutim, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të iniciuar ndryshime.

Qëllimi i Javës së Privatësisë është të ofrojë një pasqyrë të standardeve të arritura dhe të problemeve në zbatimin e kornizës ligjore ekzistuese të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe të propozojë zgjidhje që mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes aktuale në këtë fushë. Duhet theksuar se ngjarja organizohet në një periudhë të zhvillimit të Strategjisë së re për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ligjit për Punët e Brendshme, Udhëzimeve Etike për Zhvillimin, Aplikimin dhe Përdorimin e Inteligjencës Artificiale të Besueshme dhe të Përgjegjshme dhe legjislacionit sektorial në lidhje me mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve, ndërkohë që disa sfida në këtë fushë janë vënë në dukje edhe në Raportin e Komisionit Evropian të vitit 2022 për Serbinë.

Këtë vit temat tona do të përfshijnë:

  • Vëzhgimin me video dhe përdorimin e sistemeve të njohjes së fytyrës
  • Rrjedhjet e mediave dhe mbrojtjen e privatësisë
  • Vlerësimin e ndikimit të mbrojtjes së të dhënave në proceset legjislative
  • Përafrimin e legjislacionit sektorial me standardet ligjore për MDP
  • Kontrollin e zbatimit të kornizës ligjore për MDP
  • Shqyrtimin dhe etikën e përdorimit të inteligjencës artificiale
  • Privatësinë si një çështje konkurrence: Kërkesat e MDP në bashkimet dhe blerjet
  • Konsideratat e privatësisë për sa i përket zbatimit të Agjendës Digjitale në Ballkanin Perëndimor

Java e privatësisë do të organizohet si një ngjarje hibride me mundësinë e pjesëmarrjes online ose personalisht.

Për agjendën e detajuar kliko KËTU.

Kjo ngjarje mbështetet nga Bashkimi Evropian, Ambasada e Holandës në Serbi, Fondacioni për Shoqëri të Hapur – Serbi, Instituti DT dhe USAID-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button