Gjyqi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së, Haga njoftoi mbajtjen e konferencës

Dhomat e Specializuara të Hagës kanë njoftuar se ditën e nesërme, 18 janar, do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në çështjen ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-liderëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton EN.

Konferenca është parashikuar të mbahet në orën 09:30 të mëngjesit së të mërkurës.

“Siç ishte paralajmëruar gjatë konferencës së fundit për ecurinë e çështjes, Trupi Gjykues II ka caktuar konferencën përgatitore për gjykimin në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit më 18 janar në ora 09:30”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button