Galaxy Z Fold 5 mund të zhdukë përgjithnjë rrudhjen në mes të ekranit

Modeli i ardhshëm i smartfonit me ekran me palosje Galaxy Z Fold 5 mund të ketë një rrudhje më pak të dukshme të ekranit në pjesën e boshtit të palosjes dhe kjo falë një ndryshimi në dizajn.

Sipas mediave Koreane Samsung mund të përdorë një bosh të stilit “pikëz” që bën që ekranit të marrë formën e një pike uji dhe palosja do të linte më pak rrudhje mbi ekran, transmeton PCWorld Albanian.

Edhe pse Samsung ka bërë përmirësime gjatë viteve, edhe në gjeneratën e katërt rrudhja është e dukshme mbi mesin e ekranit. Galaxy Z Fold 4 dhe Z Flip 4 përdornin një dizajn në formë “U”-je duke krijuar një rrudhje më të dukshme mbi ekran dhe vendosur më shumë ngarkesë mbi të.

Prodhuesit e tjerë të smartfonëve kanë kaluar tashmë në stilin e pikëzës si Oppo Find N2 që ka një rrudhje shumë të vogël.

Samsung patentoi boshtin e palosjes në formë pikëze në 2016-ën edhe pse nuk është e qartë pse ka vendosur të mos e përdorë deri më sot. Disa spekulojnë se Samsung dëshironte të priste derisa certifikimi IPX8 i rezistencës ndaj ujit të vinte për ekranin e ri.

Përveç kësaj raportohet se panelet e ekraneve do të qëndrojnë mbi njëri-tjetrin kur Galaxy Z Fold 5 të jetë i palosur pa hapësirë mes tyre siç ka ndodhur me gjeneratat e kaluara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button