RMV, propozim ligji i ri për marrëdhënie pune parasheh punë në afat të caktuar më së shumti dy vjet, nuk ka kufi maksimal për pushimin vjetor

Draft versioni i ligjit të ri për marrëdhënie pune parasheh që të kufizohet periudha që punëtori mund të jetë i punësuar në afat të caktuar kohore. Punëdhënësi do të mund të mbajë një punëtor me marrëveshje për afat të caktuar më së shumti dy vite, në vend se pesë siç është aktualisht, ndërsa më pas duhet t’i transformohet marrëdhënia e punës në kohë të pacaktuar, transmeton Portalb.mk.

Ky është një ndër përfitimet kyçe që ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, i theksoi në emisionin “Top tema” në TV Telma.

“Vendosim klauzolë që një punëtor të mos mund në nënshkruajë çdo muaj aneks. Por themi më së shumti tre herë në periudhë prej dy vitesh. Nuk do të mundet çdo muaj”, theksoi Trençevska.

Ajo theksoi se, sindikatat kërkuan që periudha maksimale për punë në afat të caktuar të jetë një vit, ndërsa punëdhënësit propozuan të mbetet e njëjtë – pesë vjetë apo të ulet në më së paku tre. Për këtë, periudha prej dy vitesh është zgjedhur si kompromis.

Në mesin e përfitimeve të tjera për punëtorët, ajo theksoi se vendosen forma të reja të punës, siç është “puna prej në shtëpi” dhe “puna në distancë”, që vlerëson se është posaçërisht përfitim për punëtorët e rinj që të zgjedhin se si të punojnë.

Po ashtu, nuk do të ketë kufizim se sa do të jetë pushimi vjetor.

“E heqim kufirin për kohëzgjatjen e pushimit vjetor i cili ishte deri në 26 ditë, i japim të drejtë punëdhënësve të dakordohen me sindikatat përmes marrëveshjeve koektive. Themi minimumi është 20 ditë, ndërsa nuk ka kufi të sipërm”, tha ajo.

Ministrja theksoi se, këto janë propozime nga draft versioni, ndërsa pas mbledhjes së propozimeve dhe debateve publike prejt që gjatë shkurtit të mblidhen të gjitha vërejtjet, të dorëzohet propozim ligji në procedurë qeveritare, ndërsa më pas edhe në atë parlamentare.

LEXO: Trençevska: Nuk shkurtohet pushimi i lindjes për nënën, por edhe babai do të mund të shfrytëzojë pushim prej katër muajsh

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button