Interi dhe Barça gati për shkëmbimin e dyfishtë

Gjatë historisë transferimet dhe shkëmbimet e lojtarëve mes Interit dhe Barcelonës, kanë qenë të shumta duke treguar një marrëdhënie të shkëlqyer mes klubeve, gjë e cila mund të ndihmojë shumë në ngritjen e skuadrave, raporton ABC.

Sipas asaj çka raporton gazeta katalanase “Sport”, mes dy klubeve është duke u shqyrtuar një marrëveshje shkëmbimi “kokë më kokë” në mesfushë, ku Franck Kessie të transferohet te “zikaltrit” dhe Marcelo Brozovic të udhëtojë drejt “blaugranave”.

Ndërkaq, një tjetër shkëmbim pritet të ndodhë mes 2 klubeve me sulmuesin Memphis Depay, i cili pritet të udhëtojë drejt Milanos dhe argjentinasi Joaquin Correa të ndihmojë më tepër teknikun Xavi për sulmin e Barcelonës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button