RMV e dërgoi pjesën e parë të ndihmës së premtuar për maqedonasit në Shqipëri

Pas vizitës së ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani në Pustec dhe Gollo Bërdo, në fund të gushtit, si dhe konkluzioneve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që pasuan si rezultat i drejtpërdrejtë i vizitës, sot është dërguar pjesa e parë e ndihmës për maqedonasit në Shqipëri.

Çanta për nxënës, mjete shkollore për më shumë se 130 nxënës dhe koftore, janë donacion i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në përputhje me nevojat e shkollave ku pjesëtarët e pakicës nacionale maqedonase ndjekin mësimin.

“Jam veçanërisht i kënaqur që sot arritëm të realizojmë pjesën e parë të ndihmës për maqedonasit nga Shqipëria, për të cilën personalisht u zotova gjatë vizitës sime në Trebishtë dhe Pustec, ku pata një takim me Shoqatat maqedonase nga Shqipëria”, tha Osmani, duke shtuar se sipas kërkesës së banorëve të Trebishtës sigurohet edhe një buldozer për heqjen e borës, i cili do të dorëzohet për një kohë të shkurtër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button