Abazoviçi për krizën në Malin e Zi: Ka konfuzion, por do zgjidhet

Teksa ndodhej në Tiranë për promovimin e librit të tij “Kritika e etikës globale”, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dha një intervistë për televizionin Euronews Albania, ku foli dhe për situatën politike në Podgoricë.

Në fjalën e tij Abazoviç tha se situata aktualisht është në një konfuzion, por që pritet të zgjidhet shumë shpejt.

Ai nënvizoi gjithashtu disa nga arritjet e qeverisë së tij, ku tha se gjatë 8 muajve të fundit, rroga mesatare është rritur në 750 euro duke shënuar një rekord në rajon.

“Situata politikisht në Malin e Zi është në konfuzion, por besoj se do të zgjidhet. Për sa i përket qeverisë ajo punon pa kurrëfarë restruksionesh dhe jam shumë i lumtur për arritjet që kemi arritur në 8 muajt e fundit që unë jam në kabinet. Disa të dhëna interesante edhe për opinionin shqiptar që mund t’iu them, janë se Mali i Zi ka arritur rrogën mesatare 750 euro, rekord absolut në rajon dhe më e madhja që ka qenë ndonjëherë. Gjithashtu papunësia është sukese, e cila është ulur në nivel historik 13%. Këto janë arritjje se krijojnë një bindje që qeveria ka marrë masa shumë të mira. Unë shpresoj që ky vit do të jetë edhe më i sukseëshëm se viti 2022”, tha Abazoviç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button