Meta fakt: Premtimi i kryetarit të Gazi Babës Boban Stefkovski për ndërtimin e qendrës sportive në Vardarishte nuk është përmbushur

Kryetari aktual i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, në periudhën parazgjedhore para zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor 2021, premtoi pastrimin e mbeturinave nga Vardarishtja dhe ndërtimin e një qendre sportive dhe rekreative në këtë lokacion. Deklaratat e tilla të kryetarit Stefkovski janë të pavërteta. Shndërrimi i Vardarishtes në qendër sportive dhe rekreative nuk ndodhi, ndërsa në disa pjesë të këtij lokacioni ende hidhen mbeturina, digjen mbeturina dhe ambienti është i ndotur, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Në një intervistë për portalin Infomax, të transmetuar nga Kurir më 25 gusht 2021, kandidati për kryetar komune nga partia VMRO-DPMNE, Boban Stefkovski, thotë: “Ambicia ime është që deponia e Vardarishtit që ishte një problem i shpeshtë në të kaluarën, të bëhet qendër e re sportive dhe rekreative.” .

Vetëm pak ditë më vonë, më 7 shtator 2021, portali Republika publikoi një tekst nga prezantimi i VMRO-DPMNE-së të kandidatit për kryetar të Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski. Ai premtoi se në katër vitet e ardhshme të mandatit të tij do të pastrohen të gjitha deponitë ilegale në territorin e këtij pushteti lokal, ndërsa tha se deponia e Vardarishtes do të mbyllet dhe në vend të saj do të ndërtohet një qendër sportive dhe rekreative.

Për të verifikuar se deri në çfarë mase është përmbushur ky premtim i dhënë në deklaratat e kryetarit Boban Stefkovski, Meta.mk ka kontaktuar me e-mail komunën e Gazi Babës në tri raste. Kërkesë për përgjigje kemi dërguar më 30 nëntor, 5 dhjetor dhe 9 dhjetor, por deri më sot nuk kemi marrë përgjigje për pyetjet e bëra.

E pyetëm kryetarin se çfarë është bërë deri më tani nga Komuna e Gazi Babës për pastrimin e mbeturinave nga lokacioni Vardarishte dhe parandalimin e djegies së mbeturinave në këtë lokacion, por edhe çfarë kanë bërë deri më tani si pushtet lokal për të ndërtuar qendrën e premtuar sportive dhe rekreative.

Përveç se nuk kemi marrë përgjigje në pyetjet e parashtruara, Meta.mk ka qenë në terren në Vardarishte më 9 janar 2023 dhe në terren ka konstatuar se në vend nuk është ndërtuar qendra sportive dhe rekreative dhe as që ishin larguat të gjitha mbeturinat nga ky vend që hidhen nga qytetar të pandërgjegjshëm. Përveç kësaj, pamjet e Meta.mk me dron tregojnë qartë se në këtë lokacion po digjen mbeturina, duke e ndotur ajrin në Shkup.

This slideshow requires JavaScript.

Rreth Vardarishtes kemi vërejtur se kanë filluar të ndërtohen ndërtesa të reja, por shndërrimi i Vardarishtes nga deponi në qendër sportive dhe rekreative nuk ka filluar as me zbatim në terren.

Përndryshe, plani detal urbanistik (PDU) për lokacionin Vardarishtes është miratuar nga këshilltarët e komunës Gazi Babë në vitin 2020. Gazeta Veçer e datës 28 maj 2020 ka njoftuar se Këshilli i Komunës Gazi Babë do të votojë planin e detajuar urbanistik SI 09, blloku 1, i cili parashikon ndërtimin e parqeve dhe terreneve sportive. Dëshmi se PDU për këtë lokacion është miratuar në vitin 2020 mund të gjendet edhe në ueb-faqen e Komunës së Gazi Babës, ku është bashkangjitur edhe PDU-ja e miratuar për lokacionin Vardarishte.

Në vendin e deponis së dikurshme të Shkupit, por edhe në lokacionin aktual për hedhje dhe djegie të paligjshme të mbeturinave që ndotin ajrin në lagjet Novo Lisiçe, Lisiçe, Vardarishte dhe Keramidnica, në PDU është planifikuar të ndërtohen objekte sportive dhe rekreative në thuajse shtatë parcela. Sipërfaqja e parcelave ndërtimore është 135.277 metra katrorë, sipërfaqja për ndërtimin e qendrave sportive dhe rekreative është 43.910 metra katrorë. Ambientet sportive që do të ndërtohen mund të jenë përdhes ose njëkatësh, ndërsa përveç aktiviteteve sportive, të gjitha parcelat kanë mundësi të kenë hapësira për njësi të vogla tregtare dhe afariste, njësi të mëdha tregtare, njësi të mëdha hoteliere, ambjente biznesi, komplekse hotelerie, ambiente per tubime dhe kulture, si dhe gjelberim të parkut..

Në PDU-në aktuale për Vardarishten janë paraparë parcela për ndërtimin e gjelbërimit të parkut, i cili gjelbërim përveç që është planifikuar në kuadër të shtatë parcelave për aktivitete sportive dhe rekreative, ka edhe një parcelë të veçantë me sipërfaqe prej 9,413 metra katrorë, që është planifikuar të jetë park. Në Vardarishte është planifikuar të zbatohet gjelbërim shtesë mbrojtës në vendin e ish-deponisë së Shkupit.

Boban Stefkovski postin e kryetarit të Komunës së Gazi Babës e ka marrë më 25 tetor 2021 dhe mandati i tij zgjat deri në tetor të vitit 2025, gjegjësisht ka më pak se tre vjet që ta realizojë këtë premtim për kthimin e Vardarishtes në qendër sportive dhe rekreative.

Mirëpo, nga informacionet e treguara në PDU-në aktuale për lokacionin Vardarishte, del qartë se qendra e premtuar sportive dhe rekreative nga ana e tij është në fakt një hapësirë ​​e madhe prej mbi 135.000 metra katrorë që duhet të pastrohet tërësisht nga mbeturinat, për të përfunduar rehabilitimi i terrenit në të cilin nën vend ka groposur sasi të mëdha mbeturinash dhe për çdo parcelë të veçantë nga gjithsej shtatë vende për ndërtimin e terreneve sportive, të hartohet dokumentacioni i projektit për ndërtim nga Komuna e Gazi Babës os thirrje publike për konkluzionin e një partneriteti publik-privat për gjetjen e investitorëve për shtatë objektet e planifikuara sportive dhe rekreative.

Më pas duhet të ndërtohen objekte të veçanta për sport dhe rekreacion në secilin lokacion dhe do të duhet një periudhë disa mujore përmes tenderit për të gjetur një kompani ndërtimi që do të zgjidhet nga komuna ose një investitor privat për të kryer punimet për seciliën parcelë veçmas, por edhe një periudhë ndërtimi që mund të jetë shumë e gjatë, duke pasur parasysh se një nga parcelat parashikon një ndërtesë me një sipërfaqe totale të zhvilluar prej 66.157 metra katrorë.

Për të kompletuar një qendër sportive dhe rekreative në përmasa kaq të mëdha, është e nevojshme të punohet në zbatimin e saj që nga dita e parë e marrjes së detyrës së kryetarit dhe nga vizitae Metës në vetë lokacionin Vardarishte më 9 janar 2023, është konstatuar se jo vetëm që nuk kanë filluar punimet për ndërtimin e një qendre sportive-rekreative në një nga shtatë lokacionet, por në këtë vend janë ende të shpërndara mbeturinat, të cilat nuk janë pastruar nga organet kompetente.

Në bazë të të gjitha argumenteve të lartpërmendura, mund të vlerësojmë se kryetari aktual i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, në periudhën para zgjedhjeve të vitit 2021, ka deklaruar se lokacionin Vardarishte do ta shndërrojë në qendër sportive dhe rekreative, gjë që është e pavërtetë, përkatësisht deri sot nuk ka filluar aspak realizimi në terren.

BURIMET:

Ueb-faqja e komunës Gazi babë: Plani detal urbanistik SI 09, blloku 1, verifikuar më 14.12.2022.

Kurir.mk (25.08.2021): Intervistë e kandidatit për kryetar të Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski: Do t’i dëgjoj qytetarët, me punë mund të bëhet shumë, verifikuar më 14.12.2022.

Republika.mk (07.09.2021): Stefkovski: Në Gazi Babë ende ndihet energji pozitive për fitoren bindëse të VMRO-DPMNE-së, verifikuar më 14 dhjetor 2022.

Veçer (28 maj 2020): A do të ndërtohen terrene sportive dhe parqe në zonën “Vardarishte”?, verifikuar më 14 dhjetor 2022.

MIA.mk (25 tetor 2021): Stefkovski: Gazi Baba do të jetë komunë moderne dhe e zhvilluar infrastrukturore, Komuna krenare e Shkupit, verifikuar më 14 dhjetor 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button