Rritje e çmimeve të konsumit rreth 19 për qind në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut brenda një vitit është regjistruar rritje e çmimit të konsumit për 18.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i harmonizuar të çmimeve të konsumit në dhjetor 2022, krahasuar me muajin dhjetor 2021, shënoi rritje prej 18.7%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 15.1%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te konsumi, rritje më e theksuar është regjistruar te ushqimet dhe pijet joalkoolike me 27.1 për qind, restorantet dhe hotelet me 20.9 për qind, etj. Te çmimet e shitjes me pakicë dallojmë rritjen te produktet ushqimore industriale me 28.3 për qind, te prodhimet ushqimore me 24.3 për qind, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button