SHBA-ja me paketën më të madhe ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sërish për ofrimin e ndihmave të mëdha ushtarake Ukrainës. Sipas Pentagonit kjo paketë kap vlerën e 2,8 miliardë eurove, shkruan Dojçe Vele (DW).

SHBA do t’i ofrojnë një paketë tjetër ndihme ushtarake Ukrainës. Nga Ministria e Mbrojtjes në Uashington thuhet, se kjo paketë kap vlerën e 2,8 miliardë dollarëve. Kësaj i shtohen armë në vlerë 2,85 miliardë dollarë nga rezervat e forcave të armatosura amerikane.

Kjo është paketa ushtarake e veçuar më e madhja në këtë formë. Sipas Uashingtonit do të ofrohen 50 tanke mbrojtës të tipit Braedly, që janë të pajisura edhe me raketa antitank.

Kjo paketë përmban edhe dërgimin e 100 automejeve të blinduara ushtarake dhe automjete rezistente ndaj minave, si edhe 138 automjete të terrenit të vështirë, Humvee.

SHBA konsiderohen si aleati më i fuqishëm i Ukrainës në luftën mbrojtëse pas agresionit rus. Me paketën e re, SHBA i ka ofruar ose premtuar Ukrainës në mandatin e presidentit, Biden një ndihmë ushtarake në vlerë prej 24,9 miliardë dollarësh, 24,2 miliardë dollarë që nga fillimi i luftës në shkurt.

Qeveria amerikane e bëri të ditur dërgimin e tankeve mbrojtës që të enjten pas një telefonate të presidentit Biden me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Qeveria gjermane ka konfirmuar ndërkohë dërgimin e tankeve mbrojtës Marder dhe sistem mbrojtës raketor për Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button