Deschamps vazhdon kontratën si trajner i kombëtares së Francës deri në vitin 2026

Trajneri i kombëtares së Francës në futboll, Didier Deschamps, ka nënshkruar për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2026, konfirmoi Federata Franceze e Futbollit (FFF), transmeton Anadolu Agency (AA).

“I emëruar më 9 korrik 2012 nga (kryetari) Noel Le Graet, Didier Deschamps ka një rekord të jashtëzakonshëm në krye të ekipit kombëtar me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje, 279 gola të shënuar dhe 119 të pranuar”, tha FFF në një deklaratë.

Federata shtoi se ndihmëstrajneri Guy Stephan, trajneri i portierëve Franck Raviot dhe trajneri fizik Cyril Moine do të vazhdojnë gjithashtu misionin e tyre në ekipin kombëtar.

Deschamps udhëhoqi Francën për të fituar titullin e Kupës së Botës 2018 dhe trofeun e Ligës së Kombeve të UEFA-së 2021.

Kryetrajneri 54-vjeçar gjithashtu e ndihmoi ekipin të arrijë në finalet e Kupës së Botës 2022 dhe EURO 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button