Zjarrfikësit e Tetovës: Kontrolloni dhe pastroni oxhaqet, t’i shmangemi rrezikut

Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë apelon që qytetarët të pastrojnë dhe kontrollojnë oxhaqet e tyre, pasi kohëve të fundit paraqiten shumë raste të zjarreve në oxhaqe të shtëpive dhe banesave kolektive, nga mos pastrimi i të njëjtave, nga moskontrollimi i rrjetit elektrik e në veçanti përdorimi i kabllove vazhduese të rrymës elektrike si dhe nga përdorimi i bombolave të gazit, transmeton Portalb.mk.

“Apelojmë që qytetarët tanë të jenë shumë të kujdesshëm, të bëjnë në kohë pastrimin e oxhaqeve dhe të kenë kujdes në përdorimin e aparateve elektrike për ngrohje si dhe bombolat e gazit, pasi që bëhet fjalë për mbrojtjen e qytetarëve dhe të mirave materiale të tyre. Urojmë që këtë dimër ta kalojmë pa ndonjë paraqitje të zjarreve, pasi që tashmë dihet se zjarret lënë pasoja nga më të ndryshmet, andaj duam që qytetarët tanë të jenë më të sigurt dhe më të mbrojtur”, njoftoi komandanti i zjarrfikësve, Avni Ameti.

Nga atje kërkojnë mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe se janë të gatshëm 24 orë pa ndërprerë të ju dalin në ndihmë qytetarëve.

Kujtojmë që në vitin 2022 Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë ka pasur 660 intervenime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button