MSHIA e publikoi propozim-versionin e Ligjit për Paga në Sektorin Publik

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e prezantoi Projektligjin për sistemin e pagave në sektorin publik, të cilin e gjeni të publikuar në ENER bashkë me draft raportin për Vlerësim të Ndikimit të Rregullores, me çka, sipas MSHIA-së, “për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, po tentohet për tejkalimin e këtyre problemeve, eliminimin e diskrepancave dhe diferencave në paga në institucione të llojit të njëjtë, si dhe vendosjen e një rendi në sistemin e pagesave”, njofton Portalb.mk.

“Ky projektligj, i krijuar me mbështetje të SIGMA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së RMV, synon barazinë dhe bartë në vete principin bazë “rrogë e njëjtë për punë me vlerë të njëjtë”, pra siguron barazi dhe vlerësim të barabartë për çdo vend pune në sektorin publik”, thonë nga MSHIA.

Ky ligj do të përfshijë të gjitha 1,346 institucionet publike me rreth 132,088 të punësuar të cilët përfshihen në Ligjin për të Punësuarit në Sektorin Publik.

“Me këtë iniciativë do të vendoset një rregull ku rritja e pagave do të bëhet në mënyrë sistemore dhe do të ketë ndërlidhje të qartë me sistemin ekonomik e financiar. Vlen të theksojmë se metodologjia që do të përgatitet për pagat, ka për detyrë që në mënyrë konsultative të përfshijë të drejtat kushtetuese për marrëveshje kolektive, ku theks të veçantë do të ketë stabiliteti buxhetor dhe financiare”, thonë nga MSHIA.

Propozim-ligjin mund ta shihni: KËTU.

Përndryshe, vendi edhe pse po bën përpjekje për reformimin e administratës, qytetarët nuk po i shohin rezultatet konkrete. Administrata publike ende ballafaqohet me partizim, mungesë të profesionalistëve, shërbime joefikase dhe probleme tjera. Riorganizimi është projekti më i madh i cili pritet të përfundojë në vitin 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button