Lukashenka vizitoi ushtarët rusë të stacionuar në Bjellorusi

Lideri autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, vizitoi një bazë ushtarake ku janë të stacionuara trupat ruse, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, transmeton REL.

Gjatë takimit, Lukashenka dhe përfaqësues të paspecifikuar të ushtrisë ruse, diskutuan për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që po zhvillojnë këto shtete, tha ministria.

“Në këtë fazë, njësitë e forcave të armatosura të Federatës Ruse janë të gatshme të kryejnë detyrat e parashikuara”, tha një përfaqësues i ushtrisë ruse.

Bjellorusia është aleate e ngushtë e Rusisë. Minsku tha të enjten se do të marrë më shumë armë dhe pajisje nga Rusia, teksa dy shtetet po forcojnë bashkëpunimin ushtarak.

Rritja e bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Bjellorusisë ka rritur frikën se Moska mund të përdorë territorin e Bjellorusisë për të nisur sulme ndaj Ukrainës nga pjesa veriore.

Minsku ka mohuar se dëshiron të hyjë në luftën kundër Ukrainës, por Rusia kishte përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin më 24 shkurt. Moska vazhdon ta përdorë hapësirën ajrore bjelloruse për të kryer sulme me dronë dhe me raketa, ka thënë Kievi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button