Shkencëtarët polakë kanë zhvilluar një bateri telefoni që mbushet për tetë minuta dhe zgjat 68 vjet

Shkencëtarët polakë nga kompania The Batteries, duke kërkuar alternativë ndaj baterive tradicionale të litium-jonit që kanë dominuar tregun për 25 vitet e fundit, kanë krijuar një bateri të re telefoni që mbushet nga 0 në 100 për qind në vetëm tetë minuta. Ajo që është edhe më interesante është se sipas tyre, bateria do të zgjasë 68 vjet, raportoi media online polake The First News.

Të nxitur nga nevoja për të krijuar një bateri pak më të vogël që karikohet shumë më shpejt, por që është gjithashtu e aftë të ruajë sasi të mëdha energjie, The Batteries tani kanë zhvilluar dhe patentuar një bateri të re inovative.

Me këtë zbulim, kompania me bazë në Rzeszów, një qytet në juglindje të Polonisë, po përpiqet të transformojë tregun global me baterinë e tyre të re.

Kjo teknologji e re tashmë është quajtur “game changer” në qarqet e industrisë dhe kompania shpreson të fillojë prodhimin në shkallë të gjerë pasi të përfundojë puna në fabrikën e tyre fillestare.

Bateria, e cila tashmë është shpallur një zbulim revolucionar, ndryshe nga bateritë tradicionale litium-jon ose litium-polimer, përbëhet nga disa substanca të ndryshme shtesë.

Teknologjia e re polake eliminon nevojën për komponime kimike shtesë, dhe për shkak të kësaj densiteti i energjisë i baterisë është dyfishuar në 1200 Wh/l.

Duke përdorur terma teknologjikë, për shkak se elektrolitet janë të ngurta, bateritë që janë zhvilluar kanë një jetëgjatësi shumë mëmadhe. Natyrisht, duke qenë se janë më pak reaktive se lëngu ose xheli, ato janë gjithashtu të garantuara që të mos shpërthejnë, të digjen ose të vuajnë nga defektet e prodhimit.

Përveç kësaj, ata kanë një numër shumë më të madh të cikleve të karikimit. Në terma të thjeshtë, nëse pajisja do të karikohej një herë në ditë duke përdorur këtë bateri pioniere, jetëgjatësia e saj do të arrinte rreth 68 vjet – por mund edhe më tepër.

Por përfitimet nuk mbarojnë këtu. Kapaciteti i funksionimit të baterive litium-jon dhe litium-polimer është i kufizuar në temperatura që variojnë nga 0-60⁰C, ndërsa bateritë inovative mund të funksionojnë në temperatura të ulëta deri në -40⁰C dhe deri në 170⁰C.

“Që kur filluam këtë qasje, na u desh të dizajnonim pajisjet tona nga e para. Bateritë kanë krijuar një sinergji midis kërkimit dhe zhvillimit të brendshëm dhe një procesi prodhimi të ridizajnuar”, thotë The Batteries.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button