Të zbardhet incidenti në Idrizovë, kërkoi Sindikata e pavarur e policisë e cila po e ndjek nga afër rastin e rrahjes që ndodhi në këtë burg

Të zbardhet incidenti i 31 dhjetorit në burgun e Idrizovës, kur policët ndanë dy grupe të burgosurish që po rriheshin, kërkoi dje në pres-konferencë, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev-Todev, transmeton Portalb.mk.

Ai tha se Sindikata e pavarur e policisë, ku përfshihet edhe Sindikata e pavarur e policisë së burgjeve dhe administratës, është duke e e ndjekur nga afër këtë rast.

“Më 31 dhjetor ka ndodhur një problem në burgun e Idrizovës, procedura ende nuk ka përfunduar, është duke u analizuar video mbikqyrja. Hetimi është në vazhdim. Ka vide incizime të dala nga burgu, por zyrtarisht akoma nuk ka asgjë. Nëse një polic është në detyrë dhe kishte për detyrë të ndajë grupet që po rriheshin, pse do të mbante përgjegjësi polici?”, theksoi Dellçev-Todev.

Ai shtoi se duket se në praktikë gjëja më e thjeshtë është t’ia hedhësh fajin punonjësit të policisë dhe ta bësh të përgjegjshëm. Por ai tha se kjo sindikatë nuk do ta lejojë. Ai tha se tashmë janë vënë në alarm ekipet ligjore dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Në këtë sindikatë janë 207 policë nga sistemi i burgjeve të Idrizovës.

Ai kërkoi nga autoritetet që kur të ketë informacione zyrtare, ta bëjnë publike, në mënyrë që të mos ketë spekulime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button